Trajkoviq: Marrëveshja e Uashingtonit, tërmet politik për Vuçiqin

Politikania serbe nga Kosova Rada Trajkoviq vlerësoi se marrëveshja e nënshkruar në Uashington paraqet një tërmet të madh politik për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Marketing

Ajo tha për televizionin serb N1 se vendimet që Vuçiq nënshkroi për të zbatuar, e sjellin atë në konflikt me Kinën dhe Rusinë në një mënyrë të caktuar.

“Ai pranoi detyrimet e shtetit amerikan pikërisht në mënyrë që të zgjaste jetën e tij politike. Që do të thotë që një karrige është hequr tashmë.

Marrëveshjet në lidhje me gazin, për Rusinë, janë gjithashtu një përparësi, dhe Vuçiq gjithashtu pranoi një karrige tjetër atje, për të zhvlerësuar ngadalë një partner tjetër strategjik. Është një tërmet i madh politik për Vuçiqin,”.

Sipas saj, marrëveshja e Uashingtonit e vuri Vuçiqin në thelb të ndërpresë marrëdhëniet me “vëllain e tij kinez Xi Jinping”.

Marketing