Trajkovski: Në Hungari isha për shërim, jo për ta takuar Gruevskin

I akuzuari Aleksandar Trajkovski në pauzën gjatë seancës së sotme për rastin “Dhuna në Qendër” para gazetarëve tha se ka qenë në Hungari për tu shëruar nga sëmundja të cilën e ka lidhur me mushkëritë.

Marketing

“Isha për të bërë kontrolle. Dy vite kam kapacitet të zvogëluar të mushkërive. Deri tani askush nuk me ka udhëzuar në Klinikën për vesh, sy dhe fyt. Po trajtohem me pompa”, tha Trajkovski, ndërsa prezantoi edhe dokument mjekësor se është kontrolluar në klinikën “Duna Medikal”.

“Të isha një hap pas askush nuk do ta dinte se jam në Hungari”, tha Trajkovski.

Ai shtoi se dokumentacionin e plotë do ta dorëzoj në institucionin ku është duke punuar, pra tek Doganat

Marketing