Trajneri i Ballkanit Bledi Shkëmbi: Nuk ka përfunduar akoma lufta për titull

17:34 | 28 Prill 2021

Marketing

Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme kundër Llapit dhe tashmë gjendet në vendin e parë me 67 pikë një më pak se Prishtina dhe Drita.

Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Blendi Shkëmbi u shpreh shumë i kënaqur me performancën e ekipit të tij dhe kërkoi që lojtarët të vazhdojnë të luajnë në këtë mënyrë edhe gjatë javëve të fundit të kampionatit.

“Jam shumë i kënaqur nga këto tre pikë, kemi luajtur ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, djemtë për fat të mirë arritën të japin maksimumin, por e dimë shumë mirë që s’ka përfunduar akoma lufta për titull”.

Në pyetjen se sipas trajnerit cila është skuadër më e rrezikshme Drita a po Prishtina, ai tha se :

“Të dyja janë skuadra të rrezikshme, të dyja klubet kërkojnë me ngulm titullin kampion dhe ne po ashtu që zhvillojmë javën e ardhshme në ndeshje shumë të rëndësishme kundër Drenicës, e cila po lufton për mbijetesë këtë sezon”.

Pas barazimit të Dritës kundër Besës me rezultat 1-1, Ballkani ka rrëmbyer vendin e parë.

Marketing