Trajneri i Dritës, Nuhiu: Fitore e madhe, por duhet përqendruar te ndeshja e radhës

17:30 | 18 Prill 2021

Marketing

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Trepçës ’89.

Kampioni i Kosovës fitoi me rezultat minimal 0 – 1 në Mitrovicë, gol që u realizua nga Alidema, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Nuhiu lavdëroi portierin Maloku, derisa u shpreh se tani duhet fokusuar te ndeshja e radhës.

“Në pjesën e dytë reaguam mirë. Duhet theksuar se në pjesën e parë na shpëtoi portieri Faton Maloku, disa herë. Mendoj që me plot meritë e fituam këtë ndeshje. Është fitore e madhe por duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës sepse ka shumë lojë deri në fund”, nënvizoi ai.

Drita mbetet në krye me 64 pikë, tri me pak se lideri Ballkani./Lajmi.net/

Marketing