Trajneri i Gjermanisë: Ter Stegen portier i klasit botëror, por Neuer mbetet zgjedhja e parë

Trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë, Joachim Low, ka deklaruar se Manuel Neuer mbetet zgjedhja e parë e Gjermanisë dhe jo Marc-Andre ter Stegen.

Marketing

Portieri i Bayern Munichut Neuer nuk është duke ia dal ta arrijë nivelin e lartë të viteve të kaluar këtë vit, derisa numri një i Barcelonës Ter Stegen është duke kaluar nëpër formë tejet të lartë, transmeton Gazeta Express.

Low, i cili e drejtoi Gjermaninë në triumfin e lavdishëm në Kupën e Botës më 2014, e pranon se Ter Stegen ka aftësi të jashtëzakonshme, por e bëri të qartë se Neuer mbetet numër një.

“Nuk e kam ndryshuar mendjen aspak, Neuer është portieri im titullar”, tha Low.

“E thashë në nëntor dhe e përsëris, ai është numri një dhe kapiteni jonë”, shtoi ai.
Ai, megjithatë, pohoi se do t’i japë rast edhe Ter Stegenit të luajë.

“Ter Stegen luan për një klub të madh, është i klasit botëror dhe do t’i jap mundësi për të luajtur. Natyrisht do të ketë konkurrencë në të gjitha vendet por, të paktën në pozitën e portierit, duhet të them se Neuer vazhdon të jetë portierin ynë titullar”, shtoi ai.

Gjermania përballët me Serbinë të mërkurën në një ndeshje miqësore, para se të luajë kundër Holandës të dielën në një ndeshje kualifikuese për EURO 2020

Marketing