Trajneri i Malit të Zi: Kosova është ankthi im

Ljubisha Tumbakoviq, trajneri i Malit të Zi, ka folur për herë të parë publikisht rreth ndeshjes me Kosovën.
66 vjeçari që është me nacionalitet serb, ka thënë se Kosova është ankthi i tij.

Marketing

“Ndeshja me Kosovën do të jetë makth. Nuk e di se si do të përfundoj ajo. Asnjë nga 5 anëtarët e delegacionit tonë nuk jemi ndjerë mirë kur ishim atje. Me të vertetë kam ankth, ndoshta edhe njerëzit që punojnë më mua” deklaroi Tumbakoviq për Sport Klub .

Ndeshja Mali i Zi – Kosovë do të zhvillohet me 7 qershor nga ora 20:45 në Podgoricë.
Uefa e ka dënuar shtetin fqinj që të luaj pa shikues për shkak të fyerjeve raciste ndaj futbollistëve anglez.

Marketing