Trajneri i Plzen-it: Kërkova Modric, më morën për të çmendur!

Luka Modric është në kulmin e karrierës së tij të shkëlqyer dhe për herë të parë pas shumë vitesh po flitet për përfundimin e dominimit Ronaldo-Messi në garën për Topin e Artë, pikërisht për paraqitjet madhështore të Modric, lider te Reali dhe Kroacia nënkampione bote.

Marketing

Sot në mbrëmje Reali do të presë çekët e Viktoria Plzen dhe në stolin e kësaj të fundit është Pavel Vrba, një admirues i vjetër i Modric.

Vrba ka zbuluar një histori interesante duke folur për ‘footballclub.cz’, sepse kujton një anekdotë në lidhje me Modric, në vitin 2007.

Në atë kohë trajner i Zilina-s sllovake, Vrba u mahnit nga talenti i një djaloshi të ri që luajti 20 minutat e fundit në një miqësore mes Zilina-s e Dinamo Zagrebit.

“Më pëlqeu shumë një lojtar shumë i ri, që u fut në fund. Dukej një fëmijë, por talenti dhe cilësia e tij binin në sy menjëherë. Informova drejtuesit e Zilina-s që ta blinin, por presidenti Jozef Antošík qeshi dhe më tha: ‘Je i çmendur? Atë e do Tottenham-i!”.