Trajneri i Realit me deklaratë speciale pas fitores së thellë në Ligën e Kampionëve

Santiago Solari është deklaruar i kënaqur me fitoren e Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Marketing

Kampionët e kësaj gare kanë mposhtur 0-5 Viktoria Plzen në Çeki.

Benzema me dy gola, Bale, Casemiro dhe Kroos me nga një, ishin golashënues në këtë fitore të Real Madridit.

“Lojtarët e meritojnë këtë dhe tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e ardhshme”, ka deklaruar Solari

“Ne erdhëm plotësisht të fokusuar në këtë ndeshje, dhe këtë e treguam. Ne patëm lojtarët për të shënuar shumë gola këtu, dhe atë e bëmë”.

“Luajtëm shumë mirë”, ka përfunduar ai.

Marketing