Tottenhami arriti që ta mposhtë Shkëndijën e Tetovës me rezultat p=rfundimtar në 3:1 në një ndeshje të vlefshme për raudnin e tretë të kualifikimeve në evropa Ligë.

Erik Lamela, Son dhe Kane shënuan, kurse Nafiu realizoi një super gol për Shkëndijën, por që nuk i mjaftoi ta dërgoi skuadrën e tij në play-off.

24 shtatori i vitit 2020 do të jetë një moment i paharrueshëm për trajnerin Ernest Gjoka, pasi u përball me gjigantin e Premierligës, Tottenhamin.

Ai pas ndeshjes tha se ishte sfidë e bukru kjo ndaj Tottenhamit.

“Mourinnho më tha në fundin e ndeshjes që ishte sfidë shumë e bukur dhe bravo skuadrës”, zbuloi trajneri Ernest Gjoka.

“Fitova atë që doja, në fundin e ndeshjes. Të kesh kundërshtar Mourinhon, është si një sakrificë për të gjithë ato sakrificat që një trajner bën gjatë karrierës së tij”, tha ndër të tjera trajneri shqiptar.