Tramp e dërgoi për ratifikim në Senat protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Presidenti amerikan, Donald Tramp e dërgoi për ratifikim në Senat protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Marketing

Në letrën e Trampit për Senatin thuhet se “Maqedonia e Veriut është partnere e fuqishme e SHBA-së në sferën e sigurisë dhe anëtarësimi i saj në NATO do të jetë me rëndësi për interesat strategjike të SHBA-së dhe Aleancës”.

Protokolli për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO u nënshkrua deri tek vendet anëtare të Aleancës më 6 shkurt 2019 në Bruksel.