Tramp kërcënon Indinë me luftë tregtare

Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se planifikon t’i japë fund marrëveshjes tregtare preferenciale me Indinë, pasi nuk arriti të sigurojë qasjen e SHBA-së në tregjet e këtij vendi.

Marketing

“Po dorëzoj njoftimin me qëllim që ta ndaloj përcaktimin e Indisë si vend në zhvillim, shfrytëzues i programit për Sistem të përgjithshëm të autorizimit”, theksoi Tramp në letrën drejtuar Kongresit. “E ndërmarr këtë hap pasi India nuk e bindi SHBA-në se do të sigurojë qasje korrekte dhe të matur në tregjet në Indi”, shtoi ai.

Në ndërkohë, Zyra e përfaqësuesit tregtar amerikan dha kumtesë në të cilën thotë se Uashingtoni ka për qëllim ta ndërpresë statusin e autorizuar tregtar për Turqinë.