Tranjeri i Interit Antonio Conte, kërcënohet me plumb në letër

Trajneri i Interit Antonio Conte ka marrë një kërcënim përmes një letre ku brenda saj ndodhej një plumb dhe disa shkrime. Tekniku italian njoftoi menjëherë policinë, ndërkohë që këta të fundit kanë ngritur një grup hetimor për të investiguar çështjen.Duket se ecuria e mirë e Contes në Serie A me Interin nuk është pritur mirë nga shumë persona por kjo e ka shqetësuar kreun skuadrës zikaltër. Conte ka marrë masa sigurie duke vendosur patrullime në shtëpinë e tij dhe në zyrat e fushat stërvitore të Interit.

Marketing

Policia po vazhdon hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, por nga provat paraprake oficerët thonë se mund të jetë kërcënim i rremë.