Transferimi i Fabregas tek Monaco mund të kryhet sot

Dje, Cesc Fabregas është përshëndetur me publikun anglez, në ndeshjen e tij të fundit me Chelsea.
Spanjolli besohet se do të transferohet tek skuadra e udhëhequr nga Thierry Henry, Monaco.

Marketing

“L’Equipe” shkruan se transferimi i mesfushorit të Chelsea mund të zyrtarizohet sot tek Monaco.

Ish anëtari i Arsenal dhe Barcelona pati një përshëndetje emocionuese me publikun, duke i dhënë lamtumirën futbollit anglez, në ndeshjen e FA Cup që Chelsea e luajti kundër Nottingham Forest.

Se po largohet nga Chelsea, spanjolli e konfirmoi edhe pas ndeshjes kur tha se “të gjithë e dinë situatën”.

Mbetet të shihet nëse raportimet e “L’Equipe” do të jenë të qëlluara.

Marketing