Transferimi i Messit i kryer?!

Duket se Barcelona dhe Lionel Messi do t’i ndajnë rrugët qysh në afatin kalimtar të janarit.

Marketing

Paris Saint-Germain është aktualisht skuadra më e zëshme për transferimin e yllit argjentinas.

Në verën e këtij viti, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e kërkoi largimin nga Camp Nou, mirëpo në fund familja e tij e bindi që të qëndronte.

Por, sipas asaj që raporton Football Transfers – klubi nga Ligue 1 ka kërkuar nga dyqani i tyre që të përgatiten për prezantimin e 33-vjeçarit.

Duket se në afatin kalimtar të janarit, Messi do të veshë fanellën e PSG-së, e që do të ishte një kalim sensacional.

Kujtojmë se shorti i Ligës së Kampionëve në 1/8 e finales ka vënë përballë skuadrën franceze dhe Barcelonën, e që pritet të jetë një ndeshje mjaftë interesante.