Transferimi i ri i Interit mbërrin për teste mjekësore

Matteo Darmian është gati për aventurën e re me Interin.

Marketing

Mbrojtësi ka lënë Parmën për t’iu nënshtruar testeve mjekësore para kalimin te skuadra e Antonio Contes.

Të dy skuadrat, Parma dhe Inter, kanë arritur marrëveshje për Darmian ditën e enjte, me lojtarin që menjëherë është nisur drejt Milanos.

Pas ekzaminimeve mjekësore, ai pritet të nënshkruajë kontratë me Interin.

Matteo Darmian te Parma ishte transferuar vitin e kaluar, pas katër sezonesh te kaluar te Manchester United në Premierligë.