Transheja e gazsjellësit pëson ndryshime në Vodno

Rreth 70 për qind do të zvogëlohet shkatërrimi i gjelbërimit në Vodno me korrigjimin e transhesë për gazsjellësin, shprehen kompetentët. Propozimi është që të transheja të jetë më e ngushtë dhe të përdoren shtigjet tashmë ekzistuese në Vodno. Korrigjimi i këtillë i transhesë së gazsjellësit, vjen pas kritikave të ashpra nga aktivistët civil, të cilët alarmuan se Vodnos i kanoset ekocid. Këtë javë aktivistët bashkë me zëvendëskryeministrin Koço Angjushev dhe drejtorin e Resurseve Energjetike të Maqedonisë Bajram Rexhepi, së bashku ishin në shqyrtim të terrenit meqë paraprakisht autoritetet pohonin se në Vodno do të pritet një “pyll i vogël”.

Marketing

Në tërë aksin për rreth 70 për qind zvogëlohet gjatësia ku priten drunjtë. Pasi të kemi përputhshmërinë menjëherë do të fillojmë me ndryshimet dhe së shpejti që do të mundemi do t’i përfundojmë procedurat – deklaroi Bajram Rexhepi, drejtor i REM-it.

E përshëndeta nismën e organizatave joqeveritare, ato janë korrigjues të politikave të secilës Qeveri dhe si të tilla sot u bindëm se ato pjesërisht ose në pjesën më të madhe kanë pasur të drejtë në kërkesat e tyre – tha Koço Angjushev – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Deri kur disa individë do t’i korrigjojnë gabimet e institucioneve?

Përderisa nuk kemi një shtet që do të jetë shtet për të gjithë, shtet që do t’i respektojë të gjitha rregullat që duhet të jenë në një shtet normal, kjo do të jetë kështu. Pikërisht këtë edhe duam ta arrijmë, ta kthejmë këtë shtet në një normalitet, të mos ketë sjellje të dhunshme – u përgjigj Angjushev.

Por, aktivistët janë të përmbajtur. Shprehen, se është fakt se me korrigjimet e propozuara do të shpëtohet një pjesë e gjelbërimit, por ende kanë rezerva lidhur me atë nëse bëhet fjalë për transhe të re që me të vërtetë do të ndryshojë diçka në mënyrë thelbësore.

Mbetet të vazhdojmë me bisedimet për të fituar një zgjidhje përkatëse nga e cila të gjithë do të ishin të kënaqur. Do të thosha se tek tani fillon puna jonë, meqë duhet t’i vetëdijësojmë edhe vetë qytetarët se çfarë do të thotë Vodno për Shkupin dhe për vetë ata, e me këtë edhe më shumë të marrin pjesë në ngjarjet e këtilla – tha Andrea Jankov – Nisma “E dua Vodnon”.

Gazsjellësi magjistral që duhet të mbërrijë deri në Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë, kalon përmes kreshtit të Vodnos meqë kompetentët shprehen se transheja është përcaktuar nga pushteti paraprak dhe nuk ka pasur kohë për kërkimin e alternativës. Ekskavatorët në terren, i ngritën në këmbë eko-aktivistët të cilët reaguan meqë Vodno ka zonë të mbrojtur gjelbërimi, por është edhe vendbanim i llojeve endemike të insekteve dhe bimëve. Bisedimet mes pushtetit dhe eko-aktivistët për korrigjimet e propozuara të transhesë vazhdojnë.

Marketing