Transparenca Maqedoni nxjerrë listën e institucioneve më të korruptuara

Nga Organizata Joqeveritare “Transparencë Maqedoni” bëjnë me dije se në qoftë se institucionet i procedojnë denoncimet e qytetarëve që kanë të bëjnë me korrupsion, ata do të vazhdojnë të inkurajohen dhe t’i denoncojnë rastet e korrupsionit. Hulumtimet kanë treguar se disa nga institucionet më të korruptuara janë: Dogana, Shëndetësia dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Marketing

“Të shohim çka më tej. Çka do të ndodhë kur ne do të denoncojmë ndonjë lloj korrupsioni në institucion? Çka më tutje? Çka ndodh? Si dhe sa jemi të mbrojtur ne? Si procedohet kjo që të ulet niveli i korrupsionit dhe të kemi luftë sa më të suksesshme kundër korrupsionit”, theksoi Ana Janevska-Delleva nga “Transparencë Maqedoni”. Korrupsioni e ul cilësinë e jetës së çdokujt, tha Anabel Regal nga Zyra e BE-së, duke shtuar se nga kjo e keqe nuk janë kursyer as vendet evropiane. “Korrupsioni vazhdon të jetë sfidë bile në BE. Hulumtimet tregojnë se kjo i kushton ekonomisë evropiane rreth 120 miliardë euro për një vit. Kështu që, jorastësisht lufta efektive kundër korrupsionit bashkë me respektimin e sundimit të së drejtës dhe parimet demokratike, janë prioritetet kyçe për anëtarët e ardhshëm të BE-së”, u shpreh Anabel Regal nga zyra e BE-së. Sofka Dojçinovska nga Komisioni Antikorrupsion, tha se qytetarët janë shumë të shqetësuar për mënyrën e punësimit në administratë. “Ky cunami prej rreth një mijë denoncimesh nga ana e qytetarëve, a është dyshim për korrupsion, dyshim për konflikt interesash? Ky është një moment me të cilin ne tash po ballafaqohemi, sepse edhe fizikisht ju nuk mund t’i kaloni të gjitha”, tha Sofka Dojçinovska – Pejovska nga KSHPK.