Transplantimi i organeve, nevojitet vetëdije më e lartë për dhurimin e organeve

Në Maqedoni ka traditë për transplantimin e organeve, veçanërisht për transplantimin e veshkave. Por nevojitet një sistem që të dihet se sa persona janë në listën e pritjes, si dhe edukimi i profesionistëve tanë me qëllim që ky sistem të funksionojë më mirë, tha ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Marketing

Ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme në vendin tonë do të realizohet transplantim jo farefisnor. Licencë për transplantim do të marrin edhe spitalet private. Në këtë moment ka 13 çifte që presin analiza shtesë që të realizohet ky proces.

“Ky proces kërkon organizim serioz të sistemit tonë, i cili filloi të funksionojë por u ul entuziazmi i profesionistëve të cilët bënin transplantim kataverik. Prandaj kërkuam që të gjitha qendrat për dializë të na dërgojnë listat e pacientëve potencial të cilët presin për transplantim”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Koordinatorja nacionale bëri thirrje për ngritjen e vetëdijes për dhurim organesh pas vdekjes, gjë që paraqet kusht për shpëtimin e jetës së pacientëve. Ajo theksoi se gjatë këtij viti janë realizuar 16 transplantime, ndërsa deri në fund të vitit pritet që ky numër të rritet në 20.

“Mund të kemi shumë qendra, por nëse nuk kemi dhurues organesh, nuk mund të ketë as transplantime”, u shpreh Maja Mojsova Miovska, Koordinatore Nacionale.

Pacientët që janë në dializë duhet të bëjnë transplantim. Ashtu ata do të jenë të dobishëm për shoqërinë, do të mund të funksionojnë në mënyrë normale dhe kështu do të kursehen mjete financiare. Sipas hulumtimit të “Nefron”-it, qytetarët tanë duan të dhurojnë. Nuk ka numër të saktë të atyre që presin transplantim, por profesionistët tanë bëjnë ndërhyrje kirurgjike sipas një liste në të cilën ka 150 pacientë.

“Organe nuk presin vetëm pacientët që vuajnë nga sëmundje të veshkave, në Maqedoni përveç veshkave, shumë pak apo aspak nuk bëhen transplantime të organeve tjera, kështu që pacientët tanë janë të detyruar të enden nëpër labirintet shëndetësore evropiane për ta zgjidhur problemin e tyre”, tha Dushko Gjorgjiev, Kryetar i Shoqatës të pacientëve me sëmundje TË Veshkave “NEFRON”.

Edhe bashkësitë fetare janë të mendimit se nuk duhet të pengohet diçka që mund të shpëtojë jetën e njerëzve. Maqedonia është ne vendin e 8-të në Evropë, sipas numrit të transplantimeve të realizuara.

Marketing