Ndërmarrja e Transportit Publik “Shkup” do të furnizohet me 40 eko-autobusë të rinj me gaz. Procedura për furnizimin ka filluar dje. Tenderi pritet të shpallet në vjeshtë, ndërsa marrëveshjet për autobusët e rinj të nënshkruhen deri në fund të vitit.

“Prej dje zyrtarisht e kemi filluar procedurën për furnizimin e 40 autobusëve të rinj ekologjikë me gaz të cilët do ta ndryshojnë transportin publik në qytet dhe nuk do ta ndotin mjedisin. Këshilli Drejtues me mbështetjen e NTP dhe Qytetit të Shkupit e filloi procedurën për marrjen e kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 10 milionë denarë me një përqind interes, tre vjet grejs periudhë dhe shtatë vjet për shlyerje, ndërsa për huamarrjen e kemi edhe garancinë shtetërore”, tha sot në konferencë për shtyp kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Ai shtoi se presin që në vjeshtë me konsultime nga BERZH-i ta shpallin tenderin për furnizimin e autobusëve, ndërsa marrëveshjen për autobusët e rinj do të nënshkruhet deri në fund të këtij viti.