Transportonin 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinjtë

Maliq- Dy persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se janë kapur duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm. Të arrestuarit janë O. Sh., 25 vjeç, banues në Durrës dhe M. A., 22 vjeç, banues në fshatin Shën Vlash, Durrës.

Marketing

Këta dy persona janë kapur në rrugën Maliq-Lozhan, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Ford Focus” dhe “Benz”, 6 të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Tashmë ata do të përballen me akuzën për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.