Trazoi Ballkanin dhe shqiptarët – ky është qëllimi i “non-paperit” të Janez Janshës

Ka javë të tëra që u publikua një dokument për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Marketing

Ky dokument i quajtur “non-paper”, ka trazuar Ballkanin i cili u publikua në mediat sllovene duke pretenduar se këtë e publikoi kryeministri slloven Janez Jansha.

Për këtë dokument që flet për ndryshimin e kufijve kanë reaguar shtetet e fuqishme të botës si dhe NATO.

Profesori Sulejman Mehazi e ka komentuar këtë “non-paper”, për të cilin thotë se, nuk është diçka e re për territoret e shteteve të ish-Jugosllavisë.

“”Non-paperi’ i Janshës s’është diçka e re për territoret e shteteve të ish-Jugosllavisë, ato janë ide dëshirash të kamotshme kroate, serbe e shqiptare, kështu që “Non-paperi” i Janshës është vetëm një nxitje ushqyese nacionale që më shumë trazon e ngjallë nacionalizmin e shteteve ballkanike sesa që qetëson, më shumë komplikon sesa rehaton Ballkanin”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, “non-paperi” kthen prapa ngjarjet politike nacionale të shteteve të ish-Jugosllave që nga shpërbërja e saj.

“Kështu që “Non-paperi” i Janshës do ishte i vlefshëm para dyzet viteve kur u shpërbë Jugosllavia e jo sot. “Non-paperi” e ka kuptimin e ripërsëritjeve të trazirave të reja në ish-shtetet jugosllave që nxit luftëra të reja shtetërore e nacionale. E ka kuptimin e përsëritjes të asaj çfarë ka ndodhur gjatë këtyre dyzetviteve të fundit në shtetet ish-jugosllave. Kjo letër e Janshës do jetë e pavlefshme gjatë dialogut Kosovë-Serbi. “Non-paperi” i Janshës është vetëm një zhurmë mediatike e kurrgjë më shumë. Vlera e “Non-paperit” është humbje kohe e asgjë më shumë”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.

Marketing