Tre aksidente në rrugët nacionale të Korçës

Pesë persona kanë mbetur të plagosur në tre aksidente që kanë ndodhur në akset nacionale të Korçës. Aksidenti i parë është regjistruar në rrugën Korçë-Kapshticë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasoje ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit dhe dy vajza që udhëtonin si pasagjere.

Marketing

Në aksidentin tjetër që ndodhi në aksin Korçë–Pogradec një grua është plagosur nga përplasja e dy mjeteve. Në të njëjtin aks nacional një 35-vjeçar që drejtonte një motor u godit nga një mjet dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Pogradecit.