Tre kandidatë në VMRO-DPMNE për president

Deri tek partia opozitare VMRO-DPMNE janë paraqitur tetë kandidatë për president të ardhshëm të shtetit. Në mesin e tetë kandidatëve gjenden edhe emrat e deputetit Vllatko Gjorçev, profesoreshës Gordana Siljanovska dhe Filip Petrovskit.

Marketing

Afati për paraqitjen e kandidaturave për president të shtetit në VMRO ka mbaruar ditën e enjte, por nga partia kanë lënë hapësirë edhe 48 orë që të arrijnë edhe aplikimet që janë bërë nëpërmjet postës. Të gjitha paraqitjet do të “shqyrtohen” nga komisioni në fundjavë. Kjo parti pritet që ditëve në vijim të vendos në Konventën partiake se cili do të jetë kandidati më i preferuar.