Tre raste pozitive me COVID-19 në klubin e Premierligës

West Ham ka konfirmuar se menaxheri David Moyes, së bashku me dy anëtarë të ekipit të parë, kanë dalë pozitiv për koronavirus.

Marketing

Issa Diop dhe Josh Cullen, të cilët fillimisht u emëruan në formacionin startues për ndeshjen e Kupës Carabao kundër Hull të martën në mbrëmje [sonte], gjithashtu kanë marrë COVID-19. Të tre u larguan nga ‘Stadiumi i Londrës’ menjëherë pasi dëgjuan për rezultatet e tyre.

Moyes, Diop dhe Cullen janë asimptomatike dhe ndeshja filloi në 19:39 siç ishte planifikuar, me asistentin Alan Irvine duke marrë drejtimin e nikoqirëve.

Të tre tani do të vetë-izolohen për më pak se 10 ditë sipas rregulloreve të qeverisë.

Diop dhe Cullen u zëvendësuan në formacionin startues nga Harrison Ashby dhe Jack Wilshere.

Marketing