Tre sulmuesit që po monitorohen nga Barcelona

Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi që do të zëvendësojë Luis Suarezin.

Marketing

Sulmuesi uruguaian po kalon vitet e fundit në ‘Camp Nou’ si lojtar i Barcelonës.

“Barcelona ka nevojë për një numër 9. Unë jam 31 vjeçar dhe klubi duhet të mendojë për të ardhmen”, ka deklaruar Suarez pak ditë më parë, duke e lënë të kuptohet se katalanët janë në kërkim të një sulmuesi.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se në listën e monitorimit nga Barcelona, janë tre sulmues.

Krysztof Piateg i Genoa, Nicolas Pepe i Lille dhe Luka Jovic i Eintracht Frankfurt, janë lojtarët që po kërkohen nga Ernesto Valverde