Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Tre persona janë lënduar rëndë nga një aksident trafiku mes tri veturave në fshatin Konjuh të Lipjanit.

Marketing

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë-Ferizaj,saktësisht ne fshatin Konjuh, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasoj e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona (drejtuesit automjeteve). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë qe njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Marketing