Tre të vdekur dhe 34 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit me koronavirusin e ri janë infektuar 34 persona.

Marketing

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), pasi ka testuar 483 mostra.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se janë shënuar edhe tre raste të vdekjes.

Betejën me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri e kanë fituar edhe 122 pacientë ndërsa raste aktive janë 1.203.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë paraqitur në muajin mars. Që nga ajo kohë janë infektuar gjithsej 15.889 persona, prej të cilëve 635 kanë vdekur ndërsa 14.051 janë shëruar.