Tre viktima dhe 20 raste të reja me Covid-19, shërohen 24 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 309 testeve të realizuara në vendin tonë, 20 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Marketing

Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit betejën me Covid-19 në vendin tonë e kanë humbur edhe tre pacientë.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 24 të shëruar nga Covid-19.

Me statistikat e fundit, në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1 694 persona prej të cilëve 1 229 janë kuruar, kurse 95 kanë humbur betejën me virusin.

Marketing