Tre vjet nga vërshimet tragjike në Hasanbeg të Shkupit

Para tre vjetësh, gjegjësisht më gjashtë gusht ndodhi katastrofa natyrore, vërshimet përmbytën lagjen e Hasanbegut dhe Stajkovcit në Shkup. Si pasoj e vërshimeve humbën jetën 23 persona. Pas këtyre vërshimeve banorëve e lagjeve të lartpërmendura iu dashtë disa muaj që t’i kthehen jetës normale.

Marketing

Mbi 5000 familje pësuan dëme të mëdha ndërsa mbi 600 hektarë tokë bujqësore u shkatërrua tërësisht. Asnjëri nga institucionet nuk morri përgjegjësi që për vite me radhë ka pasur lëshime të dukshme infrastrukturore dhe mungesë e investimeve në infrastrukturë, por tragjedinë e banorëve të prekur e konstatuan si fatkeqësi natyrore. Edhe tre viteve, shumë banorë kanë mbetur pa kulm mbi kokë ndërsa kompensimi i dëmeve siç thonë ata është qesharak në krahasim me dëmet e pësuara.

Disa prej shtëpive të cilat gati u rrënuan nga vërshimet, tani janë rindërtuar. Disa prej banorëve i kanë ngritur shtëpitë me ndihmat e familjarëve e disa të tjerë përmes kredive bankare. Por nga shteti, asnjëri nuk ka arritur të krijojë kushtet elementare për jetë.

Marketing