Tregimi i kosovarit që u dhunua nga serbët: U detyrova të pi ujë që vinte nga tualeti (Video)

31  burra në Kosovë kanë marrë statusin e viktimave të dhunës seksuale që kanë ndodhur gjatë luftës 1998-’99. Shumë të tjerë hezitojnë të flasin. Radio Evropa e Lirë ka intervistuar një të mbijetuar të dhunës seksuale.

Kur lufta në Kosovë kishte arritur kulmin në maj të vitit 1999, një i ri nga një fshat i Kosovës, së bashku me burra dhe gra të tjera u morën dhunshëm nga policia dhe paramilitarët serbë dhe u vendosën në një motel.

Marketing

Shumë prej tyre, të rinj dhe të reja u dhunuan seksualisht, e disa prej tyre edhe u vranë.

Njëri nga burrat e dhunuar të asaj kohe ka treguar se i kishin thënë të ulej në gjunjë ku edhe ishte goditur me kokë tek muri.

“Më ka mbështetur kokën në mur dhe më ka thënë hiqi pantallonat. Sa kam qëndruar pavetije një orë apo dy, nuk e di sigurt se kam qëndruar në atë pjesën aty.Kur më ka dalë kisha pas qenë duke u mërdhirë.  Më ka dalë ajo kllapia e asaj dhimbje edhe e kam parë që ftohtë dhe e kam prekë me dorë…duart mu bënë krejt gjak”, tha ai për REL.

Tutje i njëjti tregoi se qëndroi pa ushqim disa javë i mbyllur në bodrumin e ndërtesës, transmeton lajmi.net.

Ujin e vetëm që e kishte për të pirë ishte ujë i tualetit, që vinte nga katet e mësipërme.

“Pastrimin e atij bodrumi e bënin çdo tri ditë, se pjesa ku binte uji i binte prej WC-ve. Unë kam pirë me dhjetëra herë , në bazë të maltretimit që më bënin. Pastaj, pjesa e lukthit se jam operuar nga lukthi pas luftës, u bë për shkak se më kishin hyrë disa mikrobe nga ai ujë dhe është infektuar lukthi”, shtoi ai

blob:https://www.evropaelire.org/325ff8e4-1fb2-49f9-83d2-fd48a07b25b9

Marketing