Tregon vet drejtori i burgut të Shutkës, ja për sa e blejnë një celular të burgosurit

Drejtori i Burgut të Shutkës, Esad Rahiq, në një intervistë për Radio Europën e Lirë, ka deklaruar se në burg ekziston një grup i vogël i koruptuar të cilët punojnë dhe arrijnë të “fusin” brenda nga ndonjë celular.

Marketing

Siç thotë Rahiq, kryhen kontrolle të rregullta, u’a marin celularët dhe i sanksionojnë të burgosurit por gjithsesi, kjo dukuri nuk mund të ndalohet.

Siç tregon Rahiq, një celular i thjeshtë që kushton 2000-3000 denarë, në burg mund të shitet deri më 200 euro, varësisht kush e blenë dhe sa ka nevojë për të. Vetëm javën e kaluar janë konfiskuar rreth 15 celularë.

Sa i përket JAnevës, ai tha se nuk gjendet në repartin e grave, por në një repart të veçantë ku trajtohet në mënyrë të veçantë, sikurse në aspektin e sigurisë, të shëndetësisë, dhe çdo aspekt tjetër. Rahiq tha se duke patur parasysh se është një prokurore speciale, ata kanë konsideruar që një periudhë të caktuar të bëjnë vlerësim të caktuar dhe ajo të vendoset në vend adekuat.

“Ne jemi të kufizuar me këto kapacitete, por kemi tre reparte dhe për fat të keq pas kaq shumë vitesh në histori të burgut ndodhë që të kemi rreth 18-20 gra, më së shumti ka patur 3 deri në 6. Ka profile të ndryshme të grave brenda, ka për vrasje, për mashtrim dhe është paksa e vështirë të futet Janeva së bashku me ato profile, por ne kryejnë punën tonë dhe ajo është vendosur në vend më të mirë”, ka deklaruar Rahiq.

Marketing