Tregu i lirë i energjisë, KRRE: Afati ligjor deri më 31 mars

Rreth 2.500 subjekte juridike deri më 31 mars, sipas afatit të caktuar në Ligjin për Energjetikë, mund të hyjnë në tregun e lirë për furnizim me energji elektrike.

Marketing

Kryetari i KRRE-së, Marko Bilsimovski, thekson se nëse ata nuk hyjnë në tregun e lirë të energjisë elektrike deri në afatin e caktuar, ekziston rreziku që të shkëputen nga rrjeti i energjisë. Sipas tij, përfitimet më të mëdha nga tregu i lirë do të kenë komunat, sepse do t’i ulin kostot e ndriçimit publik.

“Ligji është i qartë. Ne i ftojmë ata të kryejnë angazhimin e tyre. Nëse nuk e përfundojnë procedurën, një nga opsionet është përjashtimi i tyre. Duke pasur parasysh që shumë prej tyre po bëjnë biznes në interes të publikut, ne do të shikojmë në mënyra dhe nëse jemi futur në një situatë të tillë, mund ta zgjasim këtë afat për një periudhë minimale.”,- tha kryetari i KRRE-së, Marko Bilsimovski.

Sipas Bislimoskit, liberalizimi i tregut të energjisë elektrike ka qenë i suksesshëm dhe deri më tani 3,718 konsumatorë kanë dalë në tregun e lirë.

Marketing