Tregu i vetëm i gjelbër në Kërçovë do të ketë hapësirë për parking

Në tregun e vetëm të gjelbër në Kërçovë prej nesër do të fillojë të funksionojë hapësira për parking, e dedikuar për nevojat e konsumatorëve.

Marketing

“Prej nesër, do të mundësohet parkimi i automjeteve në hapësirën në afërsi të tregut të gjelbër, të cilën e kemi rregulluar për këtë dedikim. Me këtë do t’i përmirësojmë kushtet e klientëve tanë, respektivisht konsumatorëve, të cilët kanë pasur vështirësi me parkimin e automjeteteve të tyre gjatë ardhjes në treg. Ky problem posaçërisht është shprehur të shtunën, kur në Kërçovë është ditë pazari”, tha Arif Alimi, udhëheqës i tregut të gjelbër, i cili punon në kuadër të NKP “Komunalec”.

Tregu i vetëm i gjelbër në Kërçovë, përveç të shtuneve, është i hapur edhe gjatë ditëve tjera të punës.

Marketing