Trembëdhjetë vende të BE-së kërkojnë datë për Maqedoninë e Veriut

Trembëdhjetë vende të BE-së, shumica anëtarë të rinj nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si edhe Italia dhe Austria, do t’i drejtohen me kërkesë 28 vendeve të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “EUROACTIV” raporton se pro hapjes se negociatave janë: Estonia, Lituania, Letonia, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta. Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babish gjatë vizitës në Shkup deklaroi se BE-ja duhet ta mbajë fjalën e dhënë dhe t’i jep Maqedonisë së Veriut datën për fillimin e bisedimeve. I pari Qeverisë çeke nuk e din kur parlamenti i vendit tij do ta ratifikojë protokollin për në NATO, por shton se një gjë e tillë do të ndodhë deri në fund të muajit korrik.

Marketing

Nuk ka arsye që më 26 qershor të mos thuhet “PO, mund të jepet data për fillimin e bisedimeve”. Për mua është evident premtimi që japin politikanët dhe duhet ta mbajnë. Kur të gjithë kishin ndjenjën se rajoni nuk do të lëvizë, gjërat ndryshuan dhe tani mos të plotësohet ajo që është realizuar është vërtet keq – deklaroi Andrej Babish, Kryeministër i Çekisë.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se Maqedonia e Veriut dëshiron anëtarësimin në BE më shumë se vendet anëtare. Sipas Zaev, marrëveshja me Greqinë, Bullgarinë, reformat dhe raporti i progresit janë dëshmi e mjaftueshme për BE-në se vendi meriton datën për bisedime.

Ne kemi aq shumë dëshirë që të jemi pjesë e BE-së dhe vlerat Evropiane të jenë edhe në vendin tonë, sa arritëm marrëveshje të renda që nuk ishte lehtë. Me Greqinë bëmë marrëveshje dhe krijuam miqësi të re, paraprakisht me Bullgarinë dhe të gjitha këto i bëmë për vlerat Evropiane. Ndonjëherë mendoj se neve vendet jo anëtare të BE-së besojmë në vlerat Evropiane më shumë se vendet anëtare – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Lidhur me gatishmërinë që kreu i opozitës, Hristijan Mickoski shprehu për formimin e grupeve të punës me qëllim ndihmën për Qeverinë në zbatimin e reformave, Zaev duke u thirrur në raportin e pa kusht të progresit, akuzoi liderin e VMRO-DPMNE-së, për dyfytyrësi dhe vullnet politik të rrejshëm.

Marketing