Virusi korona/Pas autobusëve, dezinfektohen edhe trenat

Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport (HRMV) SHA-Shkup, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, i janë bashkuar nismës së gjërë për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19 i njohur si virusi Korona, pasi më herët qeveria miratoi masa për të parandaluar përhapjen e virusit dhe mbrojtjen e shëndetit publik dhe shëndetit të qytetarëve.
Për këtë qëllim, ekipi i specializuar ka bërë të hënën dezinfektimin e trenave që aktualisht janë në qarkullim, më saktësisht të katër garniturave dhe të katër vagonave që bëjnë barrtjen e udhëtarëve në destinacione të ndryshme.

Marketing

Aksioni i filluar sot për dezinfetkim parandalues kundër përhapjes së virusit në fjalë, do të përsëritet edhe në periudhën e ardhëshme, varësisht nga nevoja.

Marketing