Një tren doli nga shinat në qytetin e largët në veriperëndim të Iowa, Sibley, të dielën pasdite, duke bërë që autoritetet të urdhëronin evakuime në zonë për shkak të shqetësimit rreth nitratit të amonit që bartej nga trenat.

Sipas medieve të huaja, pamjet tregon dhjetëra vagonë treni grumbulluar dhe të përfshirë nga flakët, si dhe një tufë të madhe tymi të zi që ngrihet nga pjesa e përparme e grumbullimit.

Së paku deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të vdekur apo të lënduar.

Sibley, një qytet me rreth 3,000 njerëz në Osceola County, është afërsisht 200 milje në veriperëndim të Des Moines.

Siç është raportuar tutje, dalja nga binarët ndodhi rreth orës 2 të pasdites, dhe një rreze prej 5 miljesh u evakuua për shkak të shqetësimit rreth nitratit të amonit që transportohej nga trenat.

Dalja nga shinat ndodhi në një hekurudhë Union Pacific, sipas informacionit nga faqja e internetit e Departamentit të Transportit në Iowa.

Zëdhënësja e Union Pacific, Robynn Tysver, i tha Associated Press se rreth 47 vagonë dolën nga shinat, por ekuipazhi i trenit nuk u lëndua.

Ajo tha se hekurudha po punon me autoritetet lokale dhe shkaku i daljes nga shinat është nën hetim.