“Treqind”, Popovski kërkon shfuqizimin e paraburgimit

Ish ndihmës ministri i Brendshëm, përgjegjës për furnizime publike, Gjoko Popovski ka dorëzuar ankesë ndaj paraburgimit të shqiptuar pasi u gjykua me 9 vjet dënim me burg për furnizimin e 300 automobilave të policisë. Ankimimin pritet ta shqyrtojë Gjykata Penale në Gjykatën Themelore Shkup.

Ndryshe, Popovski u dërgua në burgun hetues të Shutkës të mërkurën e kaluar. Paraburgimin e tij e kërkoi Prokuroria Speciale me arsyetimin se i njëjti mund të arratiset.

Në mënyrë plotësuese, Popovski në rastin “Treqind” duhet të kthej rreth gjysmë milionë euro. Ndryshe, ai është i gjykuar me 6 vite e gjysmë edhe për furnizimin e “Mercedesit” të blinduar.

evn