VMRO-DPMNE-ja do të ketë një vetëm një grup parlamentar, në vend të dhjetëve sa i kishte deri tash. Një vendim i tillë është marrë në seancën e fundit të komitetit ekzekutiv të partisë. Koordinatori i ri i grupit parlamentar do të jetë deputeti Nikola Miçevski, i cili vjen në vendin e Dragan Danevit.

Koordinatori i grupit parlamentar mbeti vakant pasi Dragan Danev njoftoi disa ditë më parë se po largohej nga detyra. Tërheqja e tij pasoi një seri përjashtimesh, shkarkimesh dhe dorëheqjesh nga funksionet e partisë për shkak të mosmarrëveshjeve me udhëheqjen e partisë pas miratimit të nevojës për ndryshime kushtetuese.

Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, VMRO-DPMNE duhet të informojë Kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi, për formimin e një grupi të vetëm parlamentar. Më shumë hollësi janë paralajmëruar për sot.

Dje, kryetari i Bashkimit i të Rinjve të VMRO-DPMNE-së, Luka Krzalovski dhe disa drejtues të tjerë të partisë dhanë dorëheqje të parevokueshme nga posti. Më parë, dha dorëheqje kryetarja i Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangelova, si dhe nënkryetar dhe sekretaret e përgjithshme të Unionit, Liliana Kuzmanovska dhe Liliana Zaturoska. /SHENJA/