Tri arsyet pse Franca duhet të ketë kujdes nga Shqipëria, sipas France Football

Revista e përjavshme franceze “France Football”, në numrin e radhës i ka kushtuar një hapësirë të veçantë sfidës së 7 shtatorit, Francë-Shqipëri, që do të zhvillohet në “Stade de France” në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.

Prestigjiozja e futbollit, duke ju referuar edhe përplasjeve mes dy skuadrave gjatë viteve të fundit, por edhe faktit që Shqipëria drejtohet nga një ekspert italian, i këshillon “Gjelat” që të mos e marrin lehtë.

“Pse duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Shqipërisë…”, shkruan “France Football”, duke veçuar tri arsyet kryesore.

Sepse në vitin 2014, Portugalia u surprizua nga “shqiponjat” dhe kjo fitore pati shumë rëndësi. Është e vërtetë që CR7 nuk ishte atë ditë në fushë, megjithatë…

Sepse Mërgim Mavraj, ai që realizoi golin e barazimit të turpshëm të bluve (1-1) në Rennes, në të njëjtin vit 2014, është ende aty.

Sepse trajneri Edy Reja është një mik shumë i mirë i mjeshtrit të taktikës Fabio Capello. Do ta kemi pisk, nëse ai i ka dhënë disa këshilla.

evn