Edhe tri raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Të gjithë ata janë nga Veriu dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve është 36, 35 prej të cilëve janë nga Veriu, një është nga Graçanica.

Epidemiologu Aleksandar Antonijeviq, ka treguar se gjatë ditës janë marrë 23 mostra dhe tri prej tyre kanë rezultuar pozitive, raporton Kossev, përcjell lajmi.net.

“Dy prej të prekurve janë nga Mitrovica e Veriut, për çka tash numri rritet në 20 dhe një është nga Zveçani”, ka thënë Antonijeviq.

Analizat për koronavirus, serbët vazhdojnë t’i kryejnë në qendrat e Serbisë.

Po ashtu, edhe pacientët me gjendje të rënduar janë shtruar në spitalet e qyteteve në Serbi, sidomos në Nish.