Tri skuadra të mëdha kërkojnë Coutinhon

Një numër i madh skuadrash janë të interesuara për Philippe Coutinhon.

Marketing

Ylli brazilian do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, duke mos arritur të përshtatet në skemat e skuadrës katalane.

‘Mundo Deportivo’ raporton se tri skuadra të mëdha po kërkojnë Coutinhon.

Media e afërt me Barcelonën njofton se gjigantët e Premierligës, Chelsea dhe Manchester United, e po ashtu edhe Paris Saint Germain, janë të interesuar për 26 vjeçarin.

Coutinho te Barcelona është transferuar në afatin kalimtar të janarit në vitin 2018, për 160 milionë euro.

Edhe pse transferimi i tij bëri shumë bujë, ai në fusë asnjëherë nuk ka arritur të përmbush pritshmëritë ndaj tij.

Marketing