Tri skuadrat ballkanase kalojnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampione

Janë zhvilluar tri ndeshjet kthyese të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Zvezda, Olympiacos dhe Dinamo Zagreb kanë kaluar në fazën e grupeve të garës më interesante në Evropë, shkruan Indeksonline.

Serbët eliminuan Young Boysin me rezultat të përgjithshëm 3-3, por kualifikohen në fazën tjetër falë golave të shënuar si mysafirë.

Olympiacos ka mposhtur rusët e Krasnodar me rezultat të përgjithshëm 1-6 pas dy fitoreve, 4-0 dhe 1-2.
Në ndeshjen e tretë Dinamo Zagreb u kualifikua pasi fitoi ndaj norvegjezëve të Rosenborg me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Nesër pritet të mësohen edhe emrat e tri skuadrave tjera që do të kompletojnë fazën e grupeve.

Marketing