Tridhjetë e tre aksidente për uikend në Shkup, 24 persona të lënduar

Në rajonin e qytetit të Shkupit uikendin e kaluar kanë ndodhur 33 aksidente, prej të cilave në 16 ka persona të lënduar, ndërsa në 17 është shkaktuar dëm material. Sipas buletinit të SPB-së Shkup, gjithsej janë lënduar 24 persona, prej të cilëve tre më rëndë dhe 21 kanë marrë lëndime të lehta.

Marketing

Policia e komunikacionit ka sanksionuar 109 shoferë të cilët kanë ngasur automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe 15 shoferë të cilët ishin nën ndikim të alkoolit.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 53 shoferë të cilët kanë ngasur automjetin para se të marrin patentë shoferi dhe tetë shoferë fillestarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 65 automjete të paregjistruara.

Janë dhënë 126 dënime mandatuese për parkim të paligjshëm, ndërsa 105 automjete të cilat ishin në mënyrë të paligjshme të parkuara janë larguar me automjetin special “karrotrec”.

Në dritë të kuqe kanë kaluar 13 shoferë, katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, një për parkim të paligjshëm dhe një për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa janë evidentuar edhe 18 shoferë të cilët kanë përdorur celular gjatë ngasjes së automjetit. Për mosshfrytëzim të helmetës mbrojtëse janë sanksionuar 28 shoferë të motorit, mopedit dhe motoçikletës, si dhe shtatë shoferë për mosmbajtje të rripit të sigurisë. Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë.

Marketing