Trofeu niset drejt Liverpoolit, sot zhvillohet parada festive në qytet

Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, skuadra e Liverpoolit është nisur në mëngjes drejt Anglisë.

Marketing

Sot në rrugët e Liverpoolit do të ketë festë. Klubi ka njoftuar se nga ora 17:00 do të organizohet parada festive në qytet.

Ajo do transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të klubit në Facebook, Twitter, në kanalin e YouTube si dhe në LFCTV.
Liverpooli fitoi në finale kundër Tottenhamit të shtunën, me golat e Mohamed Salah dhe Divock Origi.