Trondit Everest Haxhi: Ja 7 lëshimet e Qeverisë shqiptare me rastin e tërmetit

Rasti i tërmeteve, është rast i veprimit emergjent për institucionet e shtetit, ngase, bëhet fjalë për katastrofa të përmasave të mëdha, të cilat për mosfunksionim, mund t’i shtoj viktimat. Institucionet qeveritare, duhet të veprojnë në zvogëlimin e këtyre efekteve të fuqive madhore si tërmeti, këtë e ilustron eksperti i sigurisë, Everest Haxhi, i cili ka dhënë komentet e tij në rrjetin social se çfarë nuk ka ndërmarrë qeveria në këtë rast.

Marketing

Ja postimi i z. Haxhi në rrjetin social: Në këto situata, është detyrim Ligjor për një fatkeqësi natyrore te këtyre Përmasave që:

1. Qeveria që në orët e para të mëngjesit te kishte shpall gjendjen e jashtëzakonshme!

2. Qeveria duhet te kishte bere publik komitetin e emergjencës dhe numrat e tyre te emergjencës!

3. Qeveria qe ne mëngjes duhet te kishte deklaruar fondin e ndihmës për organizatat joqeveritare për te ndihmuar fëmijët, gratë, te vjetrit me shërbime te kujdesit ne familje, këshillim, ushqime, psikologe etj;

4. Qeveria çdo 1 ore duhet te kishte një zëdhënës për shtyp qe te njoftonte gjendjen dhe nevojat!

5. Qeveria duhet te kishte ngritur komitete koordinuese ne çdo zone ku ka dëmtime serioze!

6. Qeveria duhet te kishte hapur çdo stadium te mbyllur dhe te kishte vendosur shtretër dhe OJF përgjegjëse për shërbimet e ushqimit dhe ato sociale.

7. Qeveria duhet te kishte bere numrin e telefonit te emergjencës publik me çdo media.

Marketing