Tronditet Premier League, futbollisti i Evertonit arrestohet për pedofili

Tronditet Premier League në prag të sezonit të ri. Një futbollisti i nivelit të lartë është arrestuar nga policia e Greater Manchester të premten në mbrëmje, pasi akuzohet për abuzim seksual me të mitur, ndërsa identiteti i lojtarit nuk bëhet ende i ditur.

Marketing

Sipas mediave angleze, futbollisti duket të jetë pjesë e Everton, që sqaroi pak ditë më parë se ka pezulluar pa afat njërin prej lojtarëve të saj, për të mbështetur një hetim policor, por pa komentuar detaje të mëtejshme.

“Ne mund të konfirmojmë se kemi pezulluar një lojtar të ekipit të parë në pritje të një hetimi policor. Klubi do të vazhdojë të mbështesë autoritetet me hetimet e tyre dhe nuk do të bëjë ndonjë deklarata të mëtejshme”, tha një zyrtar i skuadrës nga Liverpooli për mediat.

Aktualisht futbollisti është liruar me kush, në pritje të ecurisë së hetimeve, që do të hedhin më shumë dritë mbi rastin që ka shokuar jo pak botën e futbollit në Angli, ndërsa një burim policor sqaron se gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij disa javë më parë, janë gjetur prova të dyshimta.

Identiteti i lojtarit nuk bëhet i ditur për çështje hetimore, por burime për mediat angleze tregojnë se bëhet fjalë për një futbollist mjaft të njohur, që përfaqëson edhe një kombëtare të njohur dhe që gjithashtu është i martuar.

Marketing