Tronditet sërish Shkodra, një i vdekur dhe një i plagosur nga një atentat me armë

Qyteti i Shkodrës është tronditur mesditën e sotme nga një krim i dyfishtë. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur me armë zjarri në Shkodër, Shqipëri.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” ndërsa i plagosuri është dërguar nga persona të tjerë me plagë dhe i gjakosur në spital. Më pas mjekët kanë njoftuar policinë për ngjarjen.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar me breshëri plumbash. Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje dëshmitarët për të zbardhur krimin e rëndë.

Marketing