Një vrasje e rënd ka ndodhur në zonën e “Unazës së Re” në orët e hershme të së hënës.

Sipas burimeve dhëndri ka vrarë me armë vjehrrin dhe vjehrrën dhe pas tyre ka kryer vetëvrasje.

Ende nuk dihet motivet e kësaj vrasje të trefishtë.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.

Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.