Tronditje në VMRO, dorëhiqen deputetë dhe funksionarë nga postet partiake

VMRO-DPMNE vazhdon të jetë e përfshirë nga tronditjet dhe pakënaqësitë e brendshme që kanë cuar në dorëheqje nga funksionet partiake. Një zhvillim i tillë ka ndodhur në forumin e gruas të kësaj partive. Deputetet Daniella Rangellova dhe Liljana Zaturovska kanë dhënë dorëheqje nga Unioni i Grave të kësaj partie, por pas tyre mbrëmë vonë është dorëhequr edhe deputetja Liljana Kuzmanovska.

Marketing

Sipas informacionit nga “Tv Nova”, Kuzmanovska dha dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Unionit të Grave. Nga VMRO-DPMNE thonë se dorëheqja e kryetares së Unionit të Gruas, Rangellova, do të konsiderohet në sesionin e sotëm të Komitetit Ekzekutiv të Partisë dhe nëse pranohet, do të hapet një proces për zgjedhjen e udhëheqjes së re të Unionit të Grave. Sipas burimeve të njëjta, kryetarja e Unionit është ajo që duhet të propozoj edhe ekipin e ri, sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetaren e Unionit.

“Ne qëndrojnë të vëmendshëm në luftën kundër pushtetit të tanishëm. Në këtë rrugë shumë njerëz do të tronditen, por të gjithë ata që duan të ndihmojnë në shembjen e pushtetit të Zaevit janë të mirëpritur”, thonë nga kjo parti.