Troshanovski: Vëmendja duhet të shikohet se pse u lejua Gruevski të arratiset, e jo ajo si iku dhe ku fshihet

Derisa institucionet po përgatisin dokumentacionin me kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski nga Hungaria, prej nga kishte njoftuar se ka kërkuar azil politik, nga ana tjetër në opinion qarkullojnë hipoteza të ndryshme përfshirë edhe atë nëse Gruevski është ndihmuar gjatë arratisjes nga vetë institucionet apo nëse paraprakisht ka pasur marrëveshjes mes tij dhe Qeverisë aktuale.

Marketing

Kjo dilemë ngrihet për faktin se ish-kryeministri nga e dita e premte, 9 nëntor, ishte i pakapshëm nga organet e rendit dhe të drejtësisë për t’iu dorëzuar vendimi për vuajtjen e dënimit, ndërsa ditët e fundjavës, më 10 dhe 11 nëntor nuk kishte asnjë aktivitet në kërkim të tij, për të vazhduar me pas të hënën (12 nëntor)me shpalljen e fletarrestit fillimisht vendor dhe më pas edhe ndërkombëtar, por vetëm pas njoftimit të autoriteteve të Shqipërisë dhe të Malit të Zi se ish-kryeministri i Maqedonisë përmes territoreve të tyre ishte arratisur për në Hungari.

“Vëmendja në gjithë këtë situatë duhet të shikohet në atë se pse u lejua që Gruevski të arratiset dhe kush duhet të bartë përgjegjësi, e jo ajo si iku dhe ku fshihet. E gjithë kjo që tani po ndodh është vetëm shpërqendrim i vëmendjes, që shkon në interes të shmangies së përgjegjësisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të organeve gjyqësore. Sikur të ngritet çështja se pse iku, atëherë do të duhet të kërkohet përgjegjësi nga policia dhe gjyqësori që nuk kanë vepruar me kohë, që nga caktimi i masës së paraburgimit e deri te shpallja me kohë e fletarrestit apo ndalimin e tij në momentin e refuzimit të kërkesës për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg”, thotë Marko Trashanovski nga Instituti për Demokraci, duke ngritur dilemën nëse në gjithë këtë arratisje kanë gisht autoritetet për të ndihmuar arratisjen e tij në emër të qetësimit të situatës politike, por edhe të ndonjë pazari të mundshëm për të kaluar me më pak probleme zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

Marketing